2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dëmtohen bilbordet e Shpejtim Bulliqit në Podujevë, reagon Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se në Podujevë janë dëmtuar disa bilborde të kandidatit të tyre për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

LVV në reagimin e bërë ka thënë se ata që po frikësohen nga ndryshimi në Llap bëjnë veprime të ulëta.

“Sot, në ditën e dytë të fushatës persona të panjohur kanë dëmtuar billboardet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në disa lokacione.
Duket që atyre që po u pengon ndryshimi dhe që nuk po mund ta ndalin kanë planifikuar të dëmtojnë posteret dhe billboardet tona. Të tillë janë dëmtuar në Gllamnik dhe Peran”, thuhet në njoftim.

Më tej, LVV thotë se qytetarët tashmë janë përcaktuar për ndryshim.

“Qytetarët tashmë janë përcaktuar për ndryshim, ju mund të shqyeni billboardet e kandidatit tonë, por nuk do të mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve të Podujevës që kanë vendosur ta ndëshkojnë krimin e korrupsionin, hajninë e nepotizmin, neglizhencën e keqmenaxhimin. Askush nuk mund ta ndalojë frymën e ndryshimit që do të kulmojë me 29 nëntor”, vijon njoftimi.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen ditën e diel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img