-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Demostat: Perëndimi, përmes investimeve nga Katari do ta bindë Vuçiqin për marrëveshje me Kosovën

Investimet e mundshme nga Katari, të cilat u përmendën nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me emirin e këtij vendi të Lindjes së Mesme, janë pjesë e “karotës” që e pret Serbinë nëse kthehet nga Perëndimi dhe është konstruktive për zgjidhjen e problemit. Çështja e Kosovës, shkruan sot Demostat, që merret me hulumtime.

Vendet aleate me Perëndimin, si monarkitë e Gjirit, nuk investojnë në tregje si ai serb pa një sinjal të qartë nga Perëndimi. Kështu ka qenë edhe në vitin 2013, kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit dhe kur kanë filluar të vijnë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Serbi, shkruan Demostat.

Vuçiq shte në Doha në fillim të marsit në një konferencë të organizuar nga Kombet e Bashkuara, dhe me këtë rast u takua për herë të parë me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, dhe mediat serbe raportuan se ai i kishte kërkuar Emirit që Katari ta shqyrtojë mundësinë për t’u bërë partner strategjik i Air Serbia.

Në një deklaratë për media, Vuçiq ka vlerësuar se takimi me emirin ka qenë shumë domethënës dhe se Katari është i interesuar për bashkëpunim me Serbinë në shumë fusha.

Siç shkruan Demostat, aleatët e Perëndimit, si monarkitë e Gjirit, nuk investojnë në tregje të tilla si Serbia pa një sinjal të qartë nga Perëndimi dhe e njëjta gjë vlen edhe për fuqitë e tjera ekonomike botërore, si Japonia, nga ku ka aktualisht interes për hidrocentralin e Bistricës.

Në fund të janarit, Demostat shkroi se Serbinë e pret një “karotë” në formën e një perspektive të qartë të anëtarësimit në BE, investimeve në sektorin energjetik, si dhe investimeve të reja në fusha të tjera nga BE-ja dhe SHBA-ja, nëse e pranon propozim europian, përcjell Gazeta Express.

Katari ka një partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë jashtëzakonisht të interesuara për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rreshtimin e Ballkanit Perëndimor në anën e Perëndimit.

Katari është një nga partnerët më të afërt ushtarak të SHBA-së në rajon dhe baza ajrore në Katar është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden vitin e kaluar e shënoi Katarin si një nga aleatët kryesorë jashtë NATO-s.

Siç shkruan Demostat, Katari është një monarki e vogël jashtëzakonisht e pasur në Gadishullin Persik dhe është një faktor i rëndësishëm në politikën rajonale dhe botërore, kryesisht falë rezervave të mëdha të gazit natyror.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 e deri më sot, në Serbi kanë hyrë mbi 20 miliardë euro investime të huaja nga Perëndimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img