Xhamat e selisë së AAK-së në Istog janë thyer e demoluar nga persona të panjohur.
Këtë për lajmi.net e konfirmoi deputeti Bekë Berisha, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Istogut.
“Po është thyer një xham. E kam lajmëruar policinë”, ka thënë Berisha.
Në ndërkohë po qarkullojnë nëpër media edhe disa fotografi të zyrës së demoluar tashmë të AAK-së në Istog.
