Site icon PrishtinaPress

Demolli takon eurodeputetët, flasin për transformimin e FSK-së dhe sigurinë në Kosovë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli takoi deputetë të Parlamentit Evropian, ndërsa u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.

Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK, duke theksuar se “Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik”.

Gjithashtu, Demolli i njoftoi eurodeputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK, e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK.

Ministri lidhur më këtë tha se është në fazën finale përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen në karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK.

Deputetët e Parlamentit Evropian në këtë takim ishin Tonino Picula nga Kroacia, Angle Dizhambazki nga Bullgaria, Lars Adaktusson dhe Jasenko Selimoviq nga Suedia, Julie Ward nga Mbretëria e Bashkuar, Igor Soltes nga Sllovenia të shoqëruar edhe nga Shefja e Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava.

Exit mobile version