Gati gjysma e demokratëve nuk e miratojnë mënyrën se si presidenti Joe Biden po e trajton konfliktin Izrael-Hamas.
Sipas një sondazhi të ri nga Qendra për Kërkime për Çështjet Publike të Associated Press-NORC del në pah se ekziston një ndarje e thellë brenda partisë së tij për Lindjen e Mesme.
Sondazhi zbuloi se 50% e demokratëve miratojnë mënyrën se si Biden e ka drejtuar konfliktin, ndërsa 46% nuk e miratojnë dhe të dy grupet ndryshojnë ndjeshëm në pikëpamjet e tyre për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.
Mbështetja e Biden për këtë çështje midis demokratëve është paksa në rënie nga gushti, pasi një sondazh i AP-NORC i kryer atëherë zbuloi se 57% e demokratëve miratuan mënyrën se si e trajtonte konfliktin dhe 40% nuk e miratuan.
SHBA ka mbështetur sovranitetin izraelit që nga sulmi, por gjithashtu ka bërë presion ndaj qeverisë izraelite që të përpiqet të kufizojë viktimat civile dhe të lejojë ndihmën humanitare në Gaza.