Site icon PrishtinaPress

Demi Lovato thotë se ka mësuar ta dashurojë veten, pasi u nda nga Max Ehrich

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, gjatë këtij viti pati disa probleme sa i përket jetës sentimentale.

Kjo vjen pas ndarjes nga Max Ehrich, i cili nuk e linte të qetë artisten përmes thirrjeve dhe mesazheve të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Por, në një paraqitje virtuale në Today With Hoda&Jenna, ajo ka treguar më shumë për rrjedhën e jetës së saj.

“Ka qenë një vit u mbushur me ngjarje. Sinqerisht, për mua fillimi i vitit ka qenë jashtë asaj që planifikova. Isha në atë trajektore për një karrierë, duke planifikuar të kthehesha”, është shprehur ajo.

Tutje Lovato shtoi: “Mendoj se më e rëndësishme është se mësoja të dua veten time. Nuk kishte qenë kështu deri më tani”.

Bukuroshja brune në shtator të këtij viti i dha fund fejesës me Max, kurse tashmë po shijon jetën si beqare.

Exit mobile version