-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Dëmet nga vërshimet, reagon Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas reshjeve të shumta të shiut që kanë shkaktuar dëme në disa vende të Kosovës.

Ai ka thënë se “për shkak të reshjeve të shumta të shiut, sot jemi përballur me vërshime në disa komuna të ndryshme të Kosovës”.

“Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara”, ka shkruar ai në Facebook.

Ka shkruar edhe për raportin të cilin e ka pranuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.

“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”.

“Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img