4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dëmet nga vërshimet, Qeveria ndan 4 milionë euro për kompensimin e bujqve dhe bizneseve

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për të ndihmuar bizneset dhe bujqit, pas vërshimeve të ndodhura në muajin shtator 2022 dhe janar 2023.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma e ndarë është 4 milionë euro.

Teksa ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se maksimumi i mbështetjes do të jetë 20 mijë euro për përfitues.

“Me këtë vendim të radhës, mbështetja do të bëhet për bizneset dhe për bujqit…dhe mbështetja gjtihashtu do të mbajë përqindjen e mbështetjes deri në 90% të dëmeve të vlerësuara. Ndërkaq do të ketë edhe një tavan si maksimum, maksimumi i mbështetjes do të jetë i kufizuar në 20 mijë euro për përfitues”, deklaroi ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img