1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin

Nga erërat e forta, të cilat goditën mbrëmë vendin, më së shumti u dëmtuan komunat e Pejës e Istogut. Dëme u shkaktuan në shumë largpërçues dhe shtylla elektrike, duke lënë në terr shumë banorë të kësaj ane.

Si pasojë e erërave të forta në Dukagjin, gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme janë shkaktuar dëme në shumë largpërçues dhe shtylla elektrike, duke lënë në terr shumë banorë të kësaj ane.

Komuna e Pejës dhe ajo e Istogut janë rajonet më të prekura. Banorët thonë se mungesa e energjisë ka zgjatur me orë të tëra, ndërsa shumë fshatra kanë mbetur edhe pa ujë, sidomos aty ku nuk ka rrjet të ujësjellësit.

“Për fat të mirë dëmet kanë qenë minimale”, thonë zyrtarët e Komunës, në Pejë. Gjatë gjithë ditës në terren janë parë ekipet e KEDS-it, në përpjekje për të rregulluar dëmtimet e shkaktuara nga era e madhe.

Edhe përmes një komunikate për media, KEDS-i ka sqaruar konsumatorët që për shkak se disa largpërçues janë jashtë funksionit, KEDS ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img