Ousmane Dembele nuk e ka mirëpritur ardhjen e përforcimit të ri të Barcelonës, Malcom.
“Onda Cero” raporton se sulmuesi francez është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Dembele do të ketë më pak hapësirë në skuadrën e parë, pasi braziliani luan në pozitën e tij, përcjell “lajmi.net”.
Për shërbimet e Dembele janë duke i interesuar Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.