1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni vë në rrezik koalicionin

Në pikëpyetje do të vihet koalicioni qeverisës pas vendimmarrjes për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për shkak të dallimeve që partitë kryesore në pushtet kanë për kufirin.
Partia Demokratike ende nuk e ka publikuar qëndrimin zyrtar për këtë marrëveshje që një vit më parë ishte firmosur nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetar i këtij subjekti politik.
Në fillimvit, Thaçi është zgjedhur president i shtetit dhe, me të marrë mandatin, ka hequr dorë nga funksioni partiak. Prej atëherë, jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva përkitazi me demarkacionin. E këtë javë nga kjo parti ka dalë me qëndrimin se zgjidhja e kontestit duhet kërkuar në arbitrazhin ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa dhe partia të cilën e drejton, Lidhja Demokratike, kanë mbetur jetimë në insistimin që me çdo kusht duhet ratifikuar versioni aktual i demarkacionit, për të cilin ekspertë dhe opozita prej një viti kanë alarmuar se ia tkurrë territorin shtetit për rreth 8 mijë hektarë.
Qëndrimi është mbështetur edhe nga forume të larta partiake, sikur është Kryesia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img