0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Demarkacioni s`vjen në Kuvend, nuk ka vota për ratifikim”

Ndonëse është deklaruar nga kreu i qeverisë, Isa Mustafa se demarkacioni do të vijë në Kuvend brenda muajit, diçka e tillë nuk pritet se do të ndodhë. Kjo, për shkak të mungesës së votave nga vetë deputetët e koalicionit PDK-LDK, duke përfshirë edhe ata të Listës Serbe.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dardan Gashi ka thënë për “Indeksonline” se koalicioni nuk i ka votat e sigurta për ta sjellë demarkacionin në votim.

“Së pari nuk është deklaruar për herë të parë se `demarkacioni vjen këtë muaj`, vazhdimisht qeveria e thotë këtë muaj, me i shiku mundet me qenë që kështu kanë deklaruar disa herë por që nuk ka ardhur kurrë.  Ma merr mendja që pa i pasur votat e sigurta, demarkacioni nuk vjen në Kuvend, pavarësisht se kujt ia hedhin topin këto ditë. Nuk ka siguri as të Lista Srpska çka është ma me rëndësi. Ata njëfarë mënyrë janë kthyer por në momentin që janë kthyer edhe janë përça, momentalisht nuk dihet se kush e udhëheq grupit parlamentar dhe nuk e dinë a munden me i siguru ato vota. Pastaj vjen në pyetje se sa deputetë të PDK-së dhe sa të LDK-së nuk e votojnë.  Nuk besoj që vjen fare këtë muaj në Kuvend”, ka thënë ai.

Gashi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mustafa, i cili para pak ditësh ka thënë se nëse nuk votohet demarkacioni, si opsion mbeten vetëm zgjedhjet. E sipas Gashit, theksimi i zgjedhjeve nga Mustafa është e vetmja e re që ka ndodhur së fundmi.

Sipas tij, Mustafa zgjedhjet i ka përmendur për t`u bërë presion deputetëve të tij që ta votojnë demarkacionin.

“Ky është edhe një lloj presioni ndaj deputetëve të vet që nëse donë t`i humbin vendet e deputetëve mund të mos e votojnë. Pra është lloj presioni që nuk është hera e parë që bëhet që `nëse shkojmë në zgjedhje, atëherë ju nuk jeni në listë`. Do të thotë është presion ndaj deputetëve që nuk janë të gatshëm me votu. As kjo në vetvete nuk është diçka e re. E re është që për herë të parë, kryeministri Mustafa e përmend opsionin e zgjedhjeve çka nuk ka ndodhë deri tash. Në realitet nuk ka ndodhur asgjë e re,  nuk ka ndodhë  asgjë që do të mund të bindej dikush se mund të shkojë këtë muaj demarkacioni në votim”, ka  thënë tutje Gashi.

Ndryshe, gjatë javës që po shkon ka qenë kreu i PDK-së, Kadri Veseli ai që ka deklaruar se nëse demarkacioni nuk votohet, nuk ekziston arsye që koalicioni me LDK-në të vazhdojë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img