10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni sjell liberalizim apo mundësi?

Shkruan: Milaim Ahmeti

Miratimi i demarkacionit me Malin e Zi i shtyrë nga zyrtarët ndërkombëtar por edhe atyre vendor me premtime të shumta dhe deklarata bombastike se ratifikimi i marrëveshjes do te sjell liberalizim te vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qeveria, Kuvendi, Deputetët proceduan me ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit të stërzgjatur, u mbështet edhe nga qytetarët sepse deklaratat bombastike te ndërkombëtarëve dhe vendorëve krijuan opinion publik qe miratimi i tij do të sjell liberalizim te vizave dhe qytetarët tonë do te lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

Qytetarët nuk penguan por i dhanë mbështetje miratimit, ndoshta nga opinioni i krijuar, ndoshta nga lodhja e zvarritjes apo ndoshta nga dëshira për të krijuar vetës mundësi për të marr rrugën e vendeve të BE-së, qoftë për biznes, turizëm, studim, punësim apo mundësi tjera më të mira. E bënë këtë përkrahje duke ja dhanë vetvetes një mundësi më shumë por jo atë qe priten liberalizimin e vizave.

Si njohës i legjislacionit vendor por edhe atij të BE-së miratimi i kësaj marrëveshje për ne është vetëm si mundësi por jo edhe liberalizim, mundësi pasi që pa një reformë te thelluar te drejtësisë, pa luftim të korrupsionit dhe krimit te organizuar as qe vjen ne konsideratë liberalizmi, por edhe kriteri i ngritjes së cilësisë në arsim dhe administratë publike, se a do të ketë progres ne ketë aspekt unë mendoj që shumë vonë.

Ministri i Drejtësisë do ta ketë të vështirë por jo të pamundur reformimin drejtësisë për arsye të pengesave pasi që në vendet kyçe aty ku duhet ndodh reforma janë instaluar persona jo te kualifikuar e besa me diploma të dyshimta dhe false, te korruptuar apo te krimit të organizuar, e derisa të ketë kësi persona në krye të shtetit vështirë se do të arrihet ndonjë progres në përmbushjen e këtij kriteri si kusht kryesor i BE-së për dhënien e liberalizmit te vizave.

Shumë vonë mund te ketë liberalizim dhe luftim te korrupsionit kur në Institucioneve publike mbajnë apo ende emërohen ne pozita te larta persona me te kaluar kriminale korrupsioni, me keqpërdorime te detyrave zyrtare, me aktakuza të ngritura apo edhe aktakuza te mbyllura në sirtar si të parashkruara, e duke krijuar kriter kryesor atë qe po nuk ke njërin nga këto kritere nuk mund të jesh në listën e te emëruarve në pozita kyçe por as edhe zyrtarë.

Vendit i duhet reformimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e jo duke ju përkulur atyre qe po e qojnë vendin drejt shkatërrimit për interesa personale dhe ti jepet fund përfundimisht të përkëdhelurve dhe servilizmit, luftimi këtyre dukurive do të jetë heroike për vendin dhe do të ketë mbështetje gjithë popullore të ja dalin edhe kësaj sfide jo të lehtë.

Andaj ratifikimi i demarkacionit mbetet vetëm një mundësi më shumë për te arritur deri te liberalizmi i vizave (me shpresë qe të arrihet 2019).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img