-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Demarkacioni s’e ka ndryshuar Flamurin e Kosovës”

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një kumtese, thotë se demanton plotësisht, siç e ka quajtur, të pavërtetën e radhës, të publikuar nga Shpejtim Bulliqi, sipas të cilit, “demarkacioni aktual ndryshon hartën e Kosovës në Flamurin shtetëror”, transmeton Koha.net.
Kumtesa thotë se Komisioni me përgjegjësi të plotë thekson se ky është deklarim i pavërtetë, jo profesional, me harta të vizatuara sipas qejfit dhe i pabazuar në asnjë hartë valide, dokument ligjor dhe me realitetin në terren.
E vërteta është krejtësisht e kundërta e asaj që ka thënë Bulliqi, thotë kumtesa e cila vazhdon:.
Sipas të gjitha dokumenteve zyrtare, akteve juridike, hartave kredibile, matjeve në terren, harta në Flamurin e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë, 100%, me shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili është propozuar për miratim në Kuvend.
Në fakt, në rast se procesi do të bëhej sipas kërkesave të Bulliqi dhe bartësve të kauzës politike rreth kësaj çështje, harta do të duhej të ndryshohej.
Sipas procesit të shënimit të kufirit të bërë me përgjegjësi të plotë kushtetuese, ligjore dhe profesionale nga Komisioni Shtetëror, Komuna e Pejës do t’i ketë si gjithnjë 603 kilometra katrorë andaj dhe paraqitja në hartën e Flamurit do të jetë plotësisht e njëjtë siç është sot.
Ndërkaq, sipas pretendimeve politike dhe joprofesionale të Bulliqit, Komunës së Pejës duhet t’i shtohen edhe mbi 8000 hektarë që do ta ndryshonte ndjeshëm edhe hartën që sot ndodhet në Flamur. Kjo sipërfaqe nuk dihet se në cilën zonë kadastrale është dhe kush janë pronarët e saj.
Po ashtu, Republika e Kosovës, sipas procesit të kryer nga Komisioni Shtetëror do t’i ketë siç i ka pasur gjithnjë 10906 kilometra katror, siç është e paraqitur saktësisht në hartën, e cila ndodhet në Flamurin Shtetëror. Ndërkaq, nëse do t’i shtoheshin 8000 hektarët e pretenduar sipas qejfeve nga z. Bulliqi, harta e Kosovës do të duhej të zgjerohet edhe për këtë territor.
Kufiri i Kosovës në harta dhe dokumentacion zyrtar dhe me koordinata të sakta zyrtare është i pandryshuar sikurse shihet në hartën e bashkangjitur të vitit 1974 (shih harta 1) dhe në vitin 2015 (shih harta 2), të cilin kufi dhe koordinata gjithnjë janë përdorur nga komuna e Pejës.
Kjo nënkupton që ndryshim të vijës kufitare nuk kishte gjatë kësaj periudhe, të gjitha opinionet për vijë tjetër kufitare janë spekulime ose mungesë e njohurive për këtë çështje.
Pra, pretendimet se me këtë proces Flamuri i paraqitur në hartën e Kosovës do të duhej të ndryshohej, është manipulim i plotë dhe i pavërtetë.
Në fund të kumtesës është vënë data 11.08.2015.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img