0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni nuk është kusht për themelimin e FAK-ut

Deklaratat e Ministritë Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin m kufirin me Malin e Zi është kusht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, janë hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit dhe partitë opozitare.

Anëtarja e Komisionit për themelimin e FAK-ut, njëherit deputete e PDK-së Ganimete Musliu, ka thënë për televizionin publik se në rast se Qeveria e sjellë në kuvend votimin e Demarkacionit si kusht për themelimin e FAK-ut, atëherë kjo Qeveri ka mbaruar.‘Nëse eventualisht ndodhë që Qeveria e Republikës së Kosovës ta sjellë demarkacionin në Kuvend si kusht për themelimin e FAK, atëherë kjo Qeveri le të bëhet gati për të dalë në votëbesim”, tha Musliu.

Kryetari i Komisionit Parlamentar që përcjellë sigurinë dhe FSK-në Daut Haradinaj, ka deklaruar se demarkacioni është histori e mbyllur.  Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi mos themelimin e Forcave të Armatosura e sheh si mungesë e vullnetit të qeverisjes aktuale.

“Më duket që në plan të parë nuk e kanë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përkundrazi e kanë vetëm si mjet për ta përdorur për të realizuar, ato çfarë në të vërtetë i kanë në plan të parë, siç është jetësimi i “Zajednicës” dhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi”, tha Selimi.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka deklaruar se “ka pasur informata të mëhershme se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është kusht edhe për themelimin e Forcave të Armatosura”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img