14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni në Kuvend kur Qeveria t’i sigurojë votat

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar mbrëmë se marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi do të procedohet për në Kuvend në fund të këtij muaji.

Madje sipas tyre, edhe Lista Serbe e cila ka bojkotuar institucionet e vendit tash e disa muaj pritet të kthehet në Kuvend për t’a mbështetur këtë marrëveshje, kundër të cilës kategorikisht janë shprehur tri partitë opozitare, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma, shkruan Indeksonline.

E Bajram Gecaj, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë për Indeksonline se demarkacioni shkon në Kuvend kur të pajtohen partnerët e koalicionit qeveritar se është koha e duhur.

“Partnerët e koalicionit e vendosin se kur është koha më e përshtatshme për dërgimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryesisht me theks në nevojën e sigurimit të votave të nevojshme për kalimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë Gecaj.

I pyetur për kthimin e Listës Serbe dhe mbështetjen e marrëveshjes, Gecaj që është edhe zv/ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal tha se së pari përfaqësuesit serb duhet të kthehen në Kuvend.

“Lista Serbe së pari duhet kthyer në institucione e pastaj bisedojmë”, ka theksuar Gecaj.

Kujtojmë se kushti i vetëm që ka mbetur për t’u plotësuar në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së, është ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Versionin e kësaj marrëveshje po e kundërshton fuqishëm opozita, sipas së cilës, Kosova me marrëveshjen aktuale po humb qindra hektarë tokë. Procedimi i demarkacionit për në Kuvend u tha se do të bëhej javën e kaluar, por nuk ndodhi diçka e tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img