13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni e ka ndaluar rrugëtimin evropian të Kosovës

Çështja e demarkacionit është bërë pengesa kryesore e rrugëtimit evropian të Kosovës. Kjo për shkak të dëshirave të pangopura politike dhe mungesës së parimësisë në caktimin e kufijve shtetërorë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli.

Megjithatë, u ratifikua apo jo Demarkacioni së shpejti, liberalizim të vizave nuk pritet të ketë as këtë vit, ka thënë ai.

“Kjo për dy arsye: E para, është vit zgjedhor në dy shtetet kryesore. E dyta, Franca është skeptikja numër një e udhëtimit të lirshëm të kosovarëve drejt Schengenit. Kosova është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Francë nga i gjithë kontinenti evropian”, ka thënë ai.

Ndërkohë, duke folur për moskrijimin e ushtrisë së vendit profesor Qorrolli ka treguar se dilemat për krijimin e saj nuk shihen vetëm si kushtetuese nga aleatët tanë perëndimorë, por si nevojë për këtë konsensus gjithë nacional, gjë që në këtë fazë nuk ekziston.

Gjatë intervistës ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Sipas tij, duhet një doktrinë e re kombëtare e dialogut me Serbinë dhe ajo duhet të bazohet në ristrukturimin e thellë të formatit aktual të këtij dialogu.

Ndërkaq, sa i përket sistemit të drejtësisë në vend, ai ka thënë se duhet që politika mos t’i fusë duart në Prokurori dhe në gjyqësor me asnjë kusht. /Zëri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img