Demantohet përsëri MSH’ja: Qytetarja pret 8 orë për rezultat në laboratorin e Devollëve

93
Advertisement

Është demantuar përsëri Ministria e Shëndetësisë, e cila kishte mbrojtur çmimet e larta në laboratorin e vajzës së biznesmenit Blerim Devolli duke thënë se rezultatet dalin për një orë.

Advertisement

Pavarësisht se qytetarët paguajnë shuma të mëdha parash dhe iu duhet të presin në radhë për t’u testuar për COVID-19 në laboratorin “Medical Laboratory Services”. Në një foto tjetër të siguruar nga Gazeta Express, shihet se një person ka pritur rreth 8 orë për të marrë rezultatin e testit RT-PCR për Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë pak minuta më parë ka lëshuar një komunikatë për media pas raportimit se testi PCR në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë të licencuar për kryerje të testeve të tilla për COVID-19, po kushton 200 euro. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se testi PCR (genex covid test) i cili po kushton 200 euro, është test i shpejt, dhe rezultatet dalin për 45-60 minuta. E po ashtu ka njoftuar se testi normal PCR kushton 65 euro e ato serologjike sillen prej 15 deri 30 euro. Megjithatë ky është rasti i dytë i siguruar nga Gazeta Express ku shihet për pritjet më të gjata të qytetarëve.

Po ashtu, në një rast tjetër të siguruar nga Gazeta Express, një qytetar kishte bërë testin dhe kishte dalë pozitiv në këtë laborator por një ditë më vonë kishte dalë negativ në testimin e bërë në Austri.

Ndaj çmimeve në laboratorin e Devollëve kanë reaguar edhe nga LDK’ja. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, kanë kërkuar që të merren masa.

PostAdssFotoja e reklamës