4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Demaliaj: Nëse e largon taksën, Kurti bën tradhti kombëtare

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, veçmas ndaj paralajmërimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Demaliaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deklarata e Kurtit për largimin e taksës është një provokim për të parë se si po reagon opinion publik.

Ai ka thënë se derisa taksa është kusht për njohje, largimi i saj do të ishte tradhti kombëtare.

“Largimi i taksës do të dëmtonte Kosovën dhe prodhuesit vendorë. Dua të besoj se janë vetëm deklarata e nuk do të bëhet realitet largimi i taksës”.

Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti po shihet se nuk është ai që ka thënë se nuk ndikohet nga presionet ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

“Po shihet se Albin Kurti ka ulur veshët dhe është shumë i dëgjueshëm”.

Demaliaj thotë se në raport me Serbinë, Kurti nuk do të mund të garantojë as rregullimin e njohjes së diplomave të Kosovës për studentët nga Lugina e Preshevës.

Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti me 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e  taksës në këmbim të votave të Listës Serbe.

“Kur iu deshën votat e Listës Serbe, ata u kthyen në Kuvend dhe votuan zonjën Osmani për kryetare të Parlamentit”, tha Demaliaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img