Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, bashkë me Avni Kastratin, Skënder Sallaukën dhe Përparim Jakun kanë vizituar liderët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Me këtë rast, Demaku ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe si rezultat i kësaj lufte sot Kosova është shtet.
“Bashkë me Avni Kastratin, Skënder Sallauken e Përparim Jakun ishim vizitorë të udhëheqësit e UÇK së në Hagë. Lufta jonë ka qenë e drejtë! Si rezultat i saj i kemi të gjitha të arriturat. Ne duhet të mbrojmë atë nga padrejtësia dhe gënjeshtrat. Kjo është detyrë në shërbim të vendit”, ka shkruar Demaku në “Facebook”./Prishtinapress/