Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së, ka folur në lidhje me sagën për ushqimin e ushtarëve të FSK-së, për të cilën Nacionale ka raportuar gjatë disa ditëve të fundit.
Deliu ka vlerësuar se gjendja është e rëndë.
Tutje, ajo e ka bërë Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, përgjegjëse për këtë gjendje.
“Të dhemb zemra kur sheh ushtarë të FSK-së, të cilët edhe sot gjatë gjithë ditës, më kanë shënu në rrjetet e mia sociale, për gjendjen e rëndë që ata janë, të privuar nga shujtja. Problemi është i Qeverisë, absolutisht” – tha ajo.