Site icon PrishtinaPress

Deliu për subvencionet në ministrinë e Pecit: Krim i planifikuar dhe buxhetuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu ka thënë se grantet në ministrinë e Bujqësisë janë krim i planifikuar dhe i buxhetuar.

Sipsa saj “Ndarja e granteve për familjarët e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, për këshilltarët e ministrave si dhe shumë të tjera për të cilat nuk dimë ende, kërkon planifikim buxhetor, votim të po këtij buxheti, dhe në fund një procedurë të kurdisur e cila i nxjerr fitues të lartpërmendurit. “.

E plotë:

Kështu duket një krim i planifikuar dhe i buxhetuar!

Ndarja e granteve për familjarët e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, për këshilltarët e ministrave si dhe shumë të tjera për të cilat nuk dimë ende, kërkon planifikim buxhetor, votim të po këtij buxheti, dhe në fund një procedurë të kurdisur e cila i nxjerr fitues të lartpërmendurit.

Pra, ky është një krim i planifikuar dhe i buxhetuar i zbatuar përmes buxhetit të vitit 2024. Prandaj, ne kemi dyshuar se edhe në buxhetin e vitit 2025 ka shumë kurdisje për projekte të tilla, për çka e kemi kundërshtuar miratimin e tij.

Tashmë, faktet po na japin të drejtë. S’keni parë ende asgjë!

Exit mobile version