Është e rëndë që Kosova të krahasohet me shtetet si, Rusia e Bjellorusia, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, teksa ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që u vendosën vitin e kaluar, e në bllokun evropian po diskohet për mundësinë e heqjes pas raportit të kryediplomatit të BE-së, Jodep Borrell.
Deliu-Kodra shprehu pakënaqësinë e saj për pozicionin e dobësuar të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke thënë se vendi do të kishte një pozicion më të fuqishëm nëse nuk do të ishte nën sanksione.
“Edhe Qeveria të jetë e vëmendshme për pozicionin që e ka futur vendin. Është e rëndë që sot shteti i Kosovës, të krahoshet me një shtet si Rusia e Bjellorusia. Ndërkohë që pozicioni i jonë në dialog do të ishte më i fuqishëm nëse Kosova nuk do të futej në këtë proces nën sanksione. Ka pasur shumë pak takime të rëndësishme bilaterale të kryeministrit dhe akterë tjerë, p