2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, i ka humbur kuptimi kësaj qeverie

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se kjo parti tash e sa kohë e ka thënë që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Siç tha ajo, kjo duhet të ndodhë pasi sipas saj, i ka humbur kuptimi kësaj qeverie.

“PDK e ka thënë tash e sa kohë që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje sepse i ka humbur kuptimi kësaj qeverie. Relacionet me partnerët janë më të rëndat ndonjëherë. Shëndetësia është në kolaps, arsimi është pa progres, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Nuk ka asnjë projekt për të cilin kjo qeveri mund të deklarohet që e ka përmbushur”.

“Kryeministri nuk ka qeverisur. Nuk ka asnjë projekt në asnjë dikaster për të cilin ne sot mund të flasim, ka një dorëzim. Kryeministri tha edhe vetë që do t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja. Partitë opozitare do ta gjejnë mënyrën që t’I japin rrugë zgjedhjeve të reja. Ato duhet të ndodhin sepse nuk ka asnjë progres për të cilin kjo qeveri mund të krekoset”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img