9.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Presidentja Osmani po heshtë karshi deklaratës së frikshme të burrit të saj

Deliu-Kodra: Presidentja Osmani po heshtë karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruare se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu i cili në rrjete sociale i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Lidhur me vendimin e ZRrE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike, Deliu-Kodra tha se Qeveria po i ikën dhe po i braktisë qytetarët.

Deliu-Kodra: Osmani po hesht edhe karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj

“Kur po diskutojmë lidhur me vendimin e ZRrE-së kryeministri dhe Qeveria ikin, ata i braktisin qytetarët e pushteti I tyre dita ditës po shndërrohet në pushtet arrogant, në pushtet shpërfillës e jo demokratik, pushtet që diskriminon qytetarët e heshtë nga ikja e përgjegjësisë. Për këtë diskriminim po hesht edhe e para e vendit, por hesht edhe presidentja e vendit karshi padrejtësive po u bëhen qytetarëve të Kosovës. Kam kërkuar që zonja Osmani të deklarohet për diskriminim që po u ndodh qytetarëve të Kosovës në raport me tarifat që qeveria do e bëjë për pjesën veriore e barrën do ta marrin qytetarët e këtij vendi me faturat e larta.

“Për më tepër zonja Osmani po hesht edhe karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj i cili paturpësisht medien e quajti ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ pra Prindon Sadriut duket se nuk i ka mjaftua jetësimi i dëshirës për krijimin e një aktakuze monstruoze me dokumente të sponsorizuara të fabrikuara nga Rusia dhe Serbia të cilat UÇK e portretizojnë si ndërmarrje e përbashkët kriminale, tani zotëri Sadriu me gjuhën e zyrtarëve serb në mënyrë skandaloze dhe të papranueshme për një zotëri të parë dhe diplomatë që i cilëson mediet si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Prindon Sadriu përveç që është bashkëshorti i presidentes Osmani është diplomat është zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës është shefi i misionit diplomatik në Shkup, është pjesë e rezervës në FSK”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img