7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: PDK do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson do të votoj për shpërbërjen e Kuvendit.

Deliu-Kodra tha në Info Magazine tha se qëndrimi PDK-së ka qenë që do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare kurdo që ka dakordancë për zgjedhje.

“Ne edhe sot kemi qenë pjesë e një marrëveshje për të cilën tashmë ka një dakordim”, tha ajo në Klan Kosova.

PDK sot i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare që u miratuan në Kuvendin e Kosovës.

Ditë më parë kryetari Memli Krasniqi, kishte takuar kryeministrin Albin Kurti.

Temë e diskutimit ka qenë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Qëndrimi i Partisë Demokratike, është që Kuvendi të shpërndahet në fund të muajit maj, për të kapur afatin ligjor për organizimin e zgjedhjeve brenda 45 ditësh nga shpërbërja e Parlamentit.

PDK-ja ka kërkuar dy data të mbajtjes së zgjedhjeve: 30 qershorin ose 7 korrikun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img