-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Nga qasja aventureske e Kurtit, kemi më pak shtet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,  ka kërkuar edhe njëherë lirimin e pa kusht të tre zyrtarëve policorë që janë kidnapuar ditë më parë nga policia serbe.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka deklaruar se Serbia me këtë veprim e ka dëshmuar qëllimin e saj të kamotshëm për destabilizim të Ballkanit Perëndimor.

“Tetë ditë më parë policia serbe rrëmbeu brenda territorit të Kosovës tre zyrtarë policorë. Serbia sikurse edhe në raste tjera bëri shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. E ridëshmoi edhe e demonstroi qëllimin e vazhdueshëm dhe të përhershëm për të shkaktuar tensione, kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon”.

“Thirrja jonë e njëjtë është lirimi i tyre pa asnjë kusht, thirrje të tilla kanë bërë edhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës. Nga ana tjetër roli i Shqipërisë mbetet i padiskutueshëm, shpresojë që zyrtarët të kthehen tek familjarët e tyre”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra e ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e akuzuar se për dëshira të tij është duke dëmtuar relacionet me aleatët ndërkombëtarë.

“Jemi më shumë se kurrë të shqetësuar për nivelin e bashkëpunimit të qeverisë me partnerët e saj strategjik, sot fatkeqësisht  qeveria  i ka mbyllur dyert në diplomacinë e vendeve mike”.

“Sot si rezultat i qasjes aventureske të Albin Kurtit kemi më pak sovraniteti në pjesën veriore të vendit, kemi më pak siguri, më pak rend dhe ligj, pra kemi edhe më pak shtet”, ka thënë Deliu-Kodra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img