Site icon PrishtinaPress

Deliu-Kodra: Kjo qeveri që nuk koordinohet me aleatë, po koordinohet me një kriminel të kërkuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Frontal” të T7, ka folur për bisedën e Mimoza Kusari Lilës me Slavko Simiq që u publikua në media.

Ajo tha se në këtë komunikim është parë shpërfaqje e koordinimit të Mimoza Kusari Lilës me një kriminel [Milan Radojicic].

“Përmes Listës Serbe dhe Mimoza Kusari Lilës kemi parë një shpërfaqje të koordinimit të ssaj me një kriminel të cilin është diskutuar gjatë. E kemi parë që VV përherë është deklaruar që nuk ka asnjë bashkëpunim me Listën Serbe e në fakt kemi parë një shpërfaqje të qartë se kjo qeveri e cila nuk koordinohet me aleatët, SHBA-në, BE-në, opozitën, shoqërinë civile, sindikatat, mediat, por ka një koordinim me njërin prej kriminelëvë të kërkuar, të cilin SHBA-të e kanë futur në listën e zezë”, tha deputetja e PDK-së.

“Është folur me përcmim për veteranët, për shumë qytetarë të Kosovës”, tha Deliu.

Ajo tha se kjo ka qenë e papranueshme për ta dhe prandaj kanë kërkuar llogaridhënie nga qeveria.

Exit mobile version