Site icon PrishtinaPress

Deliu-Kodra: Hezitimi për votimin e Demarkacionit zvarriti procesin e liberalizimit

Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët e Kosovës padrejtësisht janë duke u privuar nga lëvizja e lirë sa i përket vendimit për mosliberalizim deri në këtë periudhë.

Deliu–Kodra në Zonën Zgjedhore fajësoi deputetët që në vitet 2016-2017 hezituan për të votuar Demarkacionin me Malin e Zi ndërsa dhe krijuan zvarritje sa i përket liberalizimit, njofton Klan Kosova.

”Qytetarët e vendit dhe skena politike është përballur gjatë në këtë proces sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave”.

”Ne nuk e kemi ditur asnjëherë që një proces kaq jetik për qytetarët e Republikës së Kosovës i nisur si proces teknik të shndërrohet në proces politik ku qytetarët e një shteti afro 2 milionë të privohen nga një e drejtë që nuk e kanë asnjë nga vendet e tjera”.

”Kam qenë kryetare e Komisionit për Integrime për një mandat në Kuvendin e Kosovës, e nuk mund të mos i kthehem asaj që ka ndodhur në 2016 dhe 2017 – tentativave për të votuar ratifikimin e marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës, kur ne kemi humbur momentumin për të lëvizur lirshëm për faktin që në atë kohë ka pasur perceptim shumë pozitiv në raport me Kosovës sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”.

”Kjo na është thënë thuajse në të gjitha takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe disa deputetë për interesa personale kanë hezituar të votojnë përkundër faktit që kriteri i demarkimit ka qenë totalisht i paarsyeshëm sidoqoftë BE e caktoi si kriter e ka rregullat e veta dhe ne si klasë politike kemi pasur hezitime që t’i japim epilog marrëveshje së demarkimit të kufirit me Malin e Zi”.

”Kjo zvarritje ka prodhuar një situatë totalisht të re. Vëmendja që ka qenë në fillet e saj nuk ka qenë si më parë. Ne po ballafaqohemi në mënyrë të padrejtë me një izolim nga BE me kritere të ashtuquajtura teknike që janë shndërruar në kritere të qarta politike”.

Exit mobile version