-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra e quan Vjosa Osmanin notere të Kurtit dhe qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka komentuar punën e presidentes Vjosa Osmani për dy vjet prej kur është në krye të Presidencës së Kosovës.

Ajo ka theksuar se Osmani nuk është se do të njifet për ndonjë gjë gjatë këtij mandati të saj.

“Me që kemi dy vjetorin e zgjedhjes së Osmanit në krye të Presidencës së Kosovës nuk është shquar për ndonjë aktivitet për këto dy vite, përveç takimeve protokollare dhe deklaratave protokollare, është vështirë t’i gjendet ndonjë sukses i saj për gjatë këtij mandati dy vjeçar”.

“Përndryshe, ajo ka pasur parregullsi qysh në start dhe në formën se si është zgjedhur presidente në seancën maratonike në datën 3 dhe 4 prill, kur është dashur të kontrabandohen votat që jo të zgjidhet presidente”.

“Një detyrë që ajo e ka minimizuar aq shumë sa që e ka humbur edhe kuptimin e saj si e para e shtetit të Kosovës. Ajo ka vazhduar gjatë gjithë kohës që të targetojë apo të jetë një farë forme notere e qeverisë, i është bërë notere e Kurtit, nuk ka arritur as për së afërmi që ta përmbush misionin e saj, të cilin asaj ia garanton Kushtetua”, ka thënë Deliu-Kodra./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img