21.5 C
Pristina
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

spot_img

Deliu – Kodra e kundërshton ashpër kandidaturën e Haxhiut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’.

Ajo po ashtu u shpreh se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.

“Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Kandidatura e Albulena Haxhiut, të propozuares së Lëvizjes Vetëvendosjes për kryeparlamentare, dështoi në dy seanca. Formalisht, në seancën e të shtunës. Praktikisht edhe në seancën e të hënës, kur LVV-ja refuzoi ta hidhte kandidaturën e saj në votim. /Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img