2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Albulena Haxhiu ka 900 ditë si ministre pa asnjë sukses, po merret me mua duke më linçuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ftuar në FRONTAL të autorit Arsim Lani ka folur për betejën për drejtësi që ka nisur ndaj ministres së Drejtësisë, pasi ministrja Albulena Haxhiu në një emision televiziv ka pretenduar se Deliu-Kodra i ka marrë mbi 2000 mijë euro edhe pse nuk ka shkuar në Komision për Kompenzimin e viktimave të Krimit. 

Deliu-Kodra ka thënë se s’bëhet fjalë për asnjë keqpërdorim dhe se në mbledhjet e atij Komisioni ka shkuar gjithmonë, përveç në rastet kur takimet kanë rastisur të jenë në të njëjtën kohë me seancat plenare të Kuvendit të Kosovës.

“ S’bëhet fjalë për asnjë keqpërdorim. Unë thash që janë disa mbledhje që janë mbajt. Mandati im lidhet brenda komisionit të legjislacionit. Natyrisht kur seancat plenare janë mbajtur në atë kohë, si plotë kolegë të mi që janë në komisione, pozitë e opozitë, që e kam të pamundur të i’u them hajna, sepse e kanë pasuru të pamundur të shkojnë në takime në kohë të njëjtë. 

Nëse unë paskam vjedhur, si është e mundur që ato para kanë ardhur prej buxhetit të shtetit. Mandati im lidhet për punën time që e bëj si deputete. Unë i raportoj Komisionit për Legjislacion”, ka thënë Deliu-Kodra

“S’kam munguar asnjëherë, sa herë që është kërkuar të jem në atë Komision, përveç se kur ka qëlluar që t’i kem seancat plenare në kohën e njëjtë. Kam dëshmi, dhe do t’i sjell në Gjykatë, sapo të përballem me Albulena Haxhiun”, ka treguar deputetja e PDK-së.

Tutje deputetja e PDK-së ka thënë se ministrja Haxhiu ka 900 ditë në pushtet që s’ka arritur asnjë sukses dhe tani po merret me të si deputete, e që Deliu-Kodra e cilëson këtë edhe si “linçim” dhe “përpjekje për frikësim”.,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img