Site icon PrishtinaPress

Deliu kërkon shkarkimin e Aliut e Durmishit: U konfirmuan dyshimet tona për korrupsion

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë gjetjet e auditorit për disa shkelje në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa tha që ka bazë të mjaftueshme që kryeministri t’i shkarkojë Aliun e Durmishin.

“Ftojmë Prokurorinë që t’i hetoj këto afera dhe të zbardhë të vërtetat. Është bazë e mjaftueshme që Prokuroria të veproj e kryeministri të shkarkoj ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi”, deklaroi ajo.

Deliu gjatë seancës tha se pretendimet e tyre për paligjmëri dhe dyshime për korrupsion janë konfirmuar nga Zyra e Auditorit.

“Pretendimet tona për paligjshmëri dhe dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe nga zyra e Auditorit që ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri. Një raport i tillë është i kualifikuar për të qenë objekt hetimor nga Prokuroria”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës pasi që aktiviteti i prokurimit është thënë se ka qenë i manipuluar, i kurdisur me operatorin ekonomik. Aktiviteti i prokurimit nuk është anuluar ende. Mediat kanë nxjerr përgjime që shfaqin dyshime edhe për një aferë tjetër korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës kjo lidhet me rrugën Dollc-Gjakovë ku zyrtari i kompanisë dëgjohej duke kërkuar ryshfet për kryerjen e disa punëve shtesë, për rrugën e njëjtë janë gjetur edhe disa dallavere tjera”, ka thënë Deliu-Kodra.

Exit mobile version