Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu shkroi në Facebook se Qeveria do ta lë Skënderajn pa asnjë projekt të ri për vitin 2024.
Deliu shkroi se Qeveria po hakmerret dhe po e diskriminon atë rajon.
Asnjë projekt i ri për komunën e Skënderajt nga Qeveria për vitin 2024. I pabesueshëm, niveli i hakmarrjes dhe diskriminimit me të cilin po qeverisë ky Kryeministër. Turp i madh!”, shkroi deputetja, duke publikuar një pjesë të raportit të institutit GAP për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.