Site icon PrishtinaPress

Delina Ibrahimaj mohon të jetë shkarkuar nga posti i ministres së Ekonomisë

Delina Ibrahimaj, emri i së cilës u përfol se është larguar nga detyra si ministre e Ekonomisë dhe Financave, thotë se nuk është shkarkuar nga detyra.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së asamblesë kombëtare të PS-së, Ibrahimaj tha se janë thashetheme vere, raporton “ReportTv”.

“Jo, nuk jam shkarkuar. Është koha e thashethemeve të verës”, tha Ibrahimaj.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili, kur u pyet për shkarkimin e saj, u shpreh: “Jo, jo”.

Exit mobile version