Site icon PrishtinaPress

Delegati i 2 korrikut 1990 Prof.Dr. Muhamet Ahmeti emërohet Ambasador i Paqes

Prof.Dr. Muhamet Ahmeti ish – Delegat i 2 korrikut 1990 i cili ishte pjesëmarrës në miratimin e Deklaratës Kushtetuese, sot me rastin e 30 vjetorit është emëruar Ambasador i Paqes te rrjetit global GSFEN, The Global Socio-Economic and Financial Evolution Network (GSFEN)” të ndarë nga Princi Blessing Lawal.

Ndryshe, Deklarata e 2 Korrikut 1990 (dokument juridiko-politik) ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Ai ndër tjera ne faqen e tij facebook ka shkruar:

Të dashur miq,

Jam i lumtur që më datë 02 Korrik , me rastin e 30 vjetorit te shpalljes se deklaratës se 2 Korrikut 1990, u emërova Ambasador i Paqes te rrjetit të mirënjohur global GSFEN!

I jam mirënjohës Princit Blessing Lawal për respektin dhe besimin që tregoi ndaj meje, duke më emëruar Ambasador i Paqes!

Exit mobile version