Site icon PrishtinaPress

Delegatët e PDK-së ngriten në këmbë e duartrokasin kur përmendet Thaçi e Veseli

Ka nisur Konventa e 10 e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku së pari ka marrë fjalën Uran Ismaili, i cili sapo përmend ish liderët e partisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nisin duartrokitjet.

Të gjithë delegatët nderuan këto figura që po mbahen në Hagë, përmes duartrokitjeve.

Ismaili ka folur për UÇK-në dhe partinë e cila po e kalon edhe këtë process.

Uran Ismaili ka thënë se një PDK e fortë që rikthehet aty ku e meriton, aty ku e presin qytetarët, sërish do të jetë urë që e lidh Kosovën me të ardhmen më të mirë.

Madje, ai ka thënë se PDK-në ne nuk mund të na gjunjëzojë askush.

Exit mobile version