1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni nga Gjermania, kthen Listën Srpska në Qeveri

Vizita e një delegacioni të lartë nga Gjermania ka sjellë rikthimin e ministrave të Listës Serbe të kthehen në Qeverinë e Kosovës.

Vizita e një delegacioni të lartë nga Gjermania, ka bërë që ministrat e Listës Serbe të kthehen në Qeverinë e Kosovës dhe të marrin pjesë në një takim që po drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministri në dorëheqje për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, është parë i pranishëm në këtë takim.

Ky delegacon po kryesohet nga Thomas Richard Silberhorn, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik.

Ministrat e Listës Serbe u patën larguar nga Qeveria Haradinaj në fund të muajit mars pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Që nga atëherë, ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të Qeverisë si dhe në takime si ky i së enjtes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img