-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni i lartë i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga U.D Guvernatori, Bashkim
Nurboja dhe Nora Latifi-Jashari, U.D Zëvendësguvernatore për Operacione Bankare kanë përfunduar
pjesëmarrjen në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që u
mbajtën në Uashington të SHBA-ve.

Gjatë kësaj vizite zyrtare Delegacioni i BQK-së përveç pjesëmarrjes në tryeza të parapara sipas Agjendës
së vizitës, ka zhvilluar shumë takime me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombetar, të Bankës
Botërore, si dhe me homolog të bankave qendrore të vendeve të ndryshme. Delegacioni është takuar
me drejtorin për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes BQK-së dhe FMN-së, si dhe
projektet që janë në zhvillim e sipër.

U.D Guvernatori i BQK-së, Bashkim Nurboja, ka falënderuar FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme
dhe ndër vite që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së në avancimin e saj në të gjitha fushat që i mbulon.

Gjatë pjesëmarrjes në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së, delegacioni i lartë i BQK-së ka marrë
pjesë në grupin e punës për marrëveshjen e re të konstituencës.

Gjithnjë sipas Agjendës së pjesëmarrjes në kuadër të takimeve pranverore, delegacioni i BQK-së së ka
takuar edhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Bo Li.

Në kuadër të këtyre takimeve, është diskutuar për zbatimin e rekomandimeve nga raportet e
mëparshme të asistencave teknike, si dhe shprehjet e interesit për përkrahje në të ardhmen.

Takimet vjetore të organizuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, mbledhin
bankierë qendrorë, ministra të financave dhe të zhvillimit ekonomik, parlamentarë, drejtues të sektorit
privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi
globale, përfshirë perspektivën ekonomike botërore, zhdukjen e varfërisë, zhvillimin ekonomik dhe
efektivitetin e ndihmës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img