0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni i BE-së arrin në Kosovë

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Treshja e përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn do të priten nga krerët e shtetit.

Aeroplani në të cilën ndodhet treshja, tashmë ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas agjendës së paralajmëruar, nga ora 14:20, treshja do të zhvillojnë një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim në të cilin për media do të ketë mundësi vetëm për marrje pamjesh, do të mbahet në zyrën e presidentit, shkruan Indeksonline.

Pas takimit, presidenti i KE, Juncker bashkë me Thaçin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në korridor të hyrjes së Kuvendit nga ora 15:25.

Ky delegacion do të përmbyll vizitën me një takim që do ta mbajë me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga ora 16:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img