1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni danez “inspekton” burgun e Gjilanit para se ta marrë me qira

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se sot bashkë me delegacionin danez të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë parë nga afër hapësirat e burgut, të cilat në vitet e ardhshme do t’i shfrytëzojë edhe Danimarka.

“Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij. Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Hapësirat e vizituara të burgut nga delegacioni danez së bashku me zëvendësministrin Sallahu, anëtarët e kabinetit dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës ishin dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit.

Kujtojmë se Kosova ia ka lëshuar Danimarkës me qira 300 qeli burgu në një afat prej 10 vitesh. Për këtë, Kosova do të marrë 210 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img