2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni austriak takon edhe opozitën, flasin për situatën aktuale politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë të hënën delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme. PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Delegacioni austriak është pritur në takim gjatë ditës edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë takimit thuhet se është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë çështjen e sigurisë.

“Po ashtu, në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën. Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img