8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Ushtria mund të bëhet brenda vitit 2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, gjatë një debati të sotëm ka thënë se është optimist që ushtria e Kosovës mund të krijohet brenda vitit 2017, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar transformimin e FSK’së nëpërmjet ligjit, duke theksuar se favorizojnë një proces gjithëpërfshirës dhe me ndryshime kushtetuese.

I pyetur se a mund të ndodhë që kjo çështje të kryhet brenda vitit 2017, ai ka thënë se një gjë e tillë është e mundur.

“Jam optimist”, ka theksuar ai.

Diplomati amerikan ka thënë se është i gatshëm që të përfshihet edhe personalisht për ti bindur komunitetet në Kosovë për formimin e ushtrisë.

“Nëse angazhohemi të gjithë që ta bëjmë këtë përfshirë edhe mua… që të shpjegojmë …ky plan është në internet …unë nuk them se këtë duhet ta bëjë vetëm qeveria …jam i gatshëm edhe unë t’ua shpjegoj të gjitha komuniteteve kosovare se çfarë nënkupton që të keni ushtri sikur që e ka secili shtet në rajon dhe në botë dhe çfarë nënkupton kjo për ta. Mendoj se mund të arrijmë marrëveshje, por duhet të angazhohemi dhe të bëjmë përpjekje sistematike. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës . Jam i gatshëm që të angazhohem edhe unë edhe ekipi im në ambasadë dhe kjo mendoj se duhet të ndodhë”, ka theksuar Delawie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img