Ambasadori amerikan, Greg Delawie përmes faqes së tij zyrtare në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës për kodin shtetëror të Kosovës +383.
Urimin e tij ai e bëri në gjuhën shqipe “Urime”, derisa vazhdoi duke thënë se mezi pret ta përdorë kodin +383 në thirrjen e tij drejtë Kosovës atëherë kur gjendjet jashtë vendit.
“Urime! Mezi pres që të telefonoj në Kosovë me +383 kur të dal jashtë vendit”, ka shkruar Delawie.