0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Të mërkurën është afati i fundit për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën e nesërme plenare ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave
Kryeparlamentari Veseli e ka informuar ambasadorin amerikan për takimet dhe konsensusin e arritur mes subjekteve politike të pozitës dhe një pjesë të opozitës për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit.

Veseli u shpreh optimist se marrëveshja e cila do t’i hapë rrugë lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen do të miratohet në seancën e së mërkurës.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie u pajtuan se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë Marrëveshje, për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Ambasadori Amerikan e ka vlerësuar rolin e kryeparlamentarit Veseli në gjetjen e konsensusit brenda spektrit politik, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img