1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Tash ka gjasa që demarkacioni të kalojë

Ambasadori amerikan Greg Delawie gjatë debatit të zhvilluar sot nga Lëvizja FOL, ka diskutuar kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovë si dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas ambasadorit,  kthimi i Listës Serbe është një hap pozitiv dhe se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, duhet të mbyllet me votimin dhe kalimin e kësaj marrëveshje.

Sipas tij komisionet e matjes kanë bërë punën e tyre duke treguar saktësisht këtë vijë kufitare me shtetin fqinjë.

“Është shumë pozitive që Lista Serbe është kthyer në Kuvend, jam shumë i lumtur që i kam parë që janë kthyer dhe kam thënë shumë herë se mund ta kryejnë punën e tyre apo në komunitetin e tyre veç nëse janë në vendin e punës, duke kryer punën e tyre dhe mendoj se është shumë me rëndësi që të jenë aty për të promovuar interesat e komunitetit të tyre, edhe për të  punuar për qytetarët e Kosovës, kjo është diçka tepër pozitive”, ka thënë Delawie, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ambasadori ka shtuar se demarkacioni është një marrëveshje e drejtë, dhe se Departamenti i Shtetit Amerikan ka shqyrtuar vinë kufitare bashkë me komisionet qeveritarë të Kosovës.

“Sa i përket marrëveshje për demarkacionin, me siguri kemi folur shumë herë për këtë çështje, mendoj se është një marrëveshje e drejtë, fer departamenti i shteti e ka shqyrtuar vinë kufitar në mes komisioneve qeveritarë të Kosovës dhe Malit të ZI, është vija që ka ekzistuar prej kohë së krahinave në ish-Jugollsavi dhe të gjithë studiuesit të Juridikut e dinë që kushtetuesja e Kosovës është bërë nga ajo si krahinë autonome në 1999-të, dhe para kësaj në vitin 1974.Pra kjo vijë ka ekzistuar me dekada, dhe ekspertë të qeveritarë e kanë shkruar me teknologji bashkohore, me GPS, dhe kjo marrëveshje duhet të kalojë të miratohet dhe është shumë me rëndësi jo vetëm për Kosovën,që të ushtrojë sovranitetin mbi tërë territorin e vetë, dhe është me rëndësi të kemi një vijë kufitare, por është me rëndësi edhe për t’i mirëmbajtur marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Malin e Zi. Mali i Zi ka njohur dhe ka përkrahur pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar Dealwie.

Delawie gjithashtu ka theksuar se është paaftësi mos-finalizimi i kësaj marrëveshje.

“Paaftësia për të finalizuar këtë marrëveshje është një burim i panevojshëm i tensioneve, dhe deputetët kosovarë duhet që të përqendrohen në çështje të ndryshme, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe të ndihmojnë kushte më të mira për vende të punës, kemi 25 % të papunësie, dhe t’i rregullojnë marrëdhëniet me fqinjët.

Sa më shumë që deputetë që të ketë në Kuvend, aq më lehtë arrihen 80 vota, pra ky është numri që duhet ta arrijnë marrëveshjen. Ne besojmë e kjo vijë kufitare është shënuar saktë, dhe kemi pasur ekspertë nga SHBA që kanë shikuar këtë marrëveshje dhe duhet të dihen të gjitha vijat kufitare, që të mos kalohen ato prej pakujdesisë. Është marrëveshje e duhur, ka gjasa që të kalojë tash dhe njerëzit të votojnë këtë marrëveshje, dhe të kalojnë në çështje më të rëndësishme”, ka thënë Delawie.

Gjithashtu sipas ambasadorit Delawie, për zyrtarët komunal demarkacioni është shumë çështje e largët, sepse ata brengosen që qytetarët e tyre të gjejnë vende pune, apo të bërit biznes.

”Çështjet për diskutim që janë në Prishtinë, duket se janë të ndara nga ato çështje për të cilat shqetësohen qytetarët”, ka përfunduar Delawie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img