Site icon PrishtinaPress

Delawie: Qytetarët e Kosovës duhet t’i kërkojnë llogari Qeverisë për Korrupsionin

Në përmbyllje të javës Kundër Korrupsionit, ambasadori amerikan, Greg Delawie është shprehur se duhet të jenë vet qytetarët e Kosovës ata të cilët do të duhet ta raportojnë dukurinë e korrupsionit.
Delawie i ka porositur qytetarët që t’i kërkojnë llogari Qeverisë për korrupsionin.
“Realiteti është se korrupsioni është problem të cilina asnjë ambasadë nuk mund ta rregulloj. Të vetmit që mund ta bëjnë këtë dhe ti kërkojnë llogari qeverisë për korrupsionin janë vet qytetarët e Kosovës. Qytetarët duhet ta luftojnë korrupsionin nga brenda”, ka thënë Delawie.
Ndërkohë që në përmbyllje të fushatës kundër korrupsion, organizatorët kanë organizuar koncert në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të Prishtinës ku do të performoj grupi ‘troja’.

Exit mobile version