Site icon PrishtinaPress

Delawie mesazh deputetëve: Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen!

Me fillim nga ora 10:00 nesër pritet që të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi.

Ky proces pritet që të kryhet shpejtë përderisa janë vendet mike të Kosovës të cilët vazhdimisht kanë përcjellë mesazhe lidhur me arritjen e zgjidhjes sa më të shpejtë.Një ditë para kësaj seance, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka realizuar një video-mesazh për votimin e demarkacionit.

Delawie u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë prezent nesër dhe të votojnë në favor të marrëveshjes vendimtare të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

“E ardhmja evropiane e Kosovës është në rrezik. Lejoni që me të dhënat e juaja për votim të tregoni se ju jeni avokat i asaj që ka rëndësi për njerëzit që u votuan juve. Një ‘PO’ do të bëjë që Kosova të ketë përfitime. Mos votoni për izolim-votoni për të ardhmen”, ka shkruar Delawie, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni mesazhin e tij të plotë:

This is a message for all #Kosovo MPs: Vote Yes. Voto Po. Glasaj Da.

“I call on all MPs to show up for work tomorrow and vote in favor of the Border Demarcation Agreement with Montenegro. Kosovo’s future in Europe is at stake. Let your voting record show that you are an advocate for what matters to the people who elected you. A YES vote will benefit all of Kosovo’s citizens, parties and communities. Don’t vote for isolation- vote for the future!”

Exit mobile version