Presidenti Thaçi e ka nisur ditën me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Ambasadori Delawie, sot me mëngjes është parë duke hyrë në zyrën e Thaçit. IndeksOnline ka provuar të kontaktojë me kabinetin e Thaçit për të marrë më shumë informacione rreth këtij takimi, por ata nuk kanë dashur të japin asnjë koment.
Kabineti i Thaçit as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka demantuar takimin e sotëm të Thaçit me ambasadorin Delawie.