Delawie ka publikuar në Twitter fotografinë e një takimi të ish-presidentit amerikan George Bush me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe asokohe kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjithashtu, ai ka publikuar edhe një fotografi të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gjatë një vizite të saj në Kosovë.
“Mbështetja e SHBA’së për Kosovën është e afatgjate, dypartiake dhe e palëkundur. Hidhni një sy prapa disa zyrtarëve të mëparshëm të rëndësishëm të SHBA që vizituan dhe mbështetën Kosovën”, thuhet në postimin e Delawie në Twitter.
“Ne shpresojmë që të mirëpresim më shumë liderë amerikanë në Kosovë, në të ardhmen!”, ka shkruar Delawie në rrjetin social.